Bota

Plagoset në aksident ministri i Mbrojtjes i Kroacisë

Ministri kroat i Mbrojtjes Mario Banoziç u aksidentua, teksa po shkonte për gjueti. Ai u plagos. Drejtuesi i furgonit, me të cilin u përplas, vdiq në vendngjarje. Aksidenti po hetohet.

D.XH
Plagoset në aksident ministri i Mbrojtjes i Kroacisë
Aksidenti

ZAGREB - Ministri kroat i Mbrojtjes u plagos në një aksident automobilistik të shtunën në mëngjes.

Makina me të cilën ai po ecte u përplas me një furgon dhe për pasojë, ka vdekur shoferi i mjetit tjetër.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit në një rrugë në Kroacinë lindore.

Ministri Mario Banozic, 44 vjeç u dërgua në spital, ku po merr mjekim.

“Ne i shprehim ngushëllimet tona familjes së personit që vdiq”, tha zëdhënësi i qeverisë Marko Milic në platformën X.

Plagoset në aksident ministri i Mbrojtjes i Kroacisë
Ministri kroat

Milic shtoi se gjendja e Banozic është jashtë rrezikut për jetën, megjithëse ai pësoi lëndime të rënda.

Ministri ka marrë lëndime më së shumti në pjesën e kokës. Një hetim ka nisur për aksidentin.

Portali lokal i lajmeve Index tha se Banozic me sa duket ishte duke shkuar për gjueti, kur pësoi aksidentin. Fotot nga vendi i ngjarjes treguan se makina e përplasur e Banozic u kthye përmbys anash rrugës, shumë pranë furgonit./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB