Bota

Izraeli: Vramë një komandant të Hamasit brenda një shkolle

Siam mbante peng rreth 1000 palestinezë në spitalin Rantisi dhe i kishte ndaluar ata që të evakuoheshin drejt jugut.

E.K
Izraeli: Vramë një komandant të Hamasit brenda një shkolle
Komandanti i vrare

GAZA- Gjatë një bastisje në godinën e një shkolle, ushtria izraelite pretendon se ka vrarë një komandant të Hamasit. Bëhet fjalë për Ahmed Siam, i cili ishte drejtues i kompanisë “Naser Radwan”. Këtë e bëri të ditur zëdhënësi ushtarak izraelit, duke kujtuar se dy ditë më parë u njoftua se Siam mbante peng rreth 1000 palestinezë në spitalin Rantisi dhe i kishte ndaluar ata që të evakuoheshin drejt jugut. 

"Siam - saktësoi ai - u vra duke u fshehur brenda shkollës 'Al Buraq' së bashku me "terroristët e tjerë" dhe kjo tregon "përdorimin e civilëve nga Hamasi si mburoja njerëzore për qëllime terroriste".

Në të njëjtën linjë, ushtria izraelite ka kërkuar lirimin e dy spitaleve, pasi dyshon se ato po përdoren si mburoja nga militantët e Hamasit. “Për javë të tëra kemi bërë përpjekje për të evakuuar spitalet, të cilat janë kthyer në vende shumë të rrezikshme”, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite.

Duke përmendur si shembull spitalin Rantisi, zëdhënësi saktësoi se për tre ditë radhazi, përpara evakuimit të tij, ushtria iu drejtua "telefonatave dhe fletëpalosjeve" për të nxitur civilët të largoheshin nga aty.

Megjithë pretendimet izraelite, në Gaza çdo ditë humbasin dhe rrezikojnë jetën dhjetra fëmijë. Të paktën 39 të porsalindur rrezikojnë të vdesin në spitalin Al-Shifa në qytetin e Gazës pasi u ndërpre energjia elektrike dhe kishte mungesë oksigjeni, raporton Reuters, duke cituar ministrin palestinez të Shëndetësisë, Mai al-Kaila. /Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB