
SHBA- Një aksident ka ndodhur në SHBA ku është përfshirë edhe autokolona e presidentit amerikan Joe Biden. Mësohet se një makinë përplasi në mënyrë të paqëllimtë një mjet foristradë që ishte pjesë e aukolonës së sigurisë së presidentit amerikan.
SUV është një automjet sportiv i shërbimeve, një klasifikim i makinave që kombinon elementet e pasagjerëve në rrugë makinash me veçori nga automjetet jashtë rrugës.
Zëdhënësi i Shërbimit Sekret, Steve Kopek u shpreh se shkak për incidentin mund të jetë bërë shiu i dendur. Ndërkohë Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar për CNN se kreu i administratës dhe zonja e parë janë shëndoshë e mirë. Gjithsesi makina e goditur nuk ishte ajo e kreut të shtetit. Biden dhe e shoqja, Jill sapo ishin larguar nga selia e tij e fushatës në Wilmington kur ndodhi përplasja. SUV-i u godit nga një makinë me targa Delaware në kryqëzimin përballë hyrjes së selisë.
/ZËRI