
LONDËR-PARIS- Një varkë me emigrant është fundosur në Kanalin Anglez. Sipas informacioneve në varkë ndodheshin më shumë se 100 persona. Mediat britanike bëjnë me dije se 10 persona kanë humbur jetën dhe 50 prej tyre janë shpëtuar por disa janë në gjendje kritke.
Operacioni i shpëtimit po zhvillohet në brigjet e Le Portel, një qytet me rreth 9,000 banorë në jug të Boulogne-sur-Mer në Francë.
Ndërsa dhe anijet britanike kërkim-shpëtimi janë në gatishmëri për të ndihmuar autoritetet franceze.
Dhjetëra mijëra emigrantë, shumë prej tyre që ikin nga luftërat dhe varfëria në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Azi, kanë arritur në Britani vitet e fundit duke kaluar Kanalin Anglez me varka të vogla në udhëtime të rrezikshme të organizuara nga bandat e kontrabandës së njerëzve.
Vende të tjera europiane, përfshirë Austrinë dhe Gjermaninë, po shikojnë gjithashtu marrëveshje për të dërguar azilkërkuesit jashtë vendit. /ZËRI