Bota

'Përgjaket' sërish Meksika, këshilltarja bashkiake vritet me 'makinë bombë' para shtëpisë

Ajo u vra sapo doli nga banesa e saj.

E.K
'Përgjaket' sërish Meksika, këshilltarja bashkiake
Esmeralda Garcón Campos

Esmeralda Garcón Campos, një këshilltare bashkiake në qytetin e Tixtla në shtetin e Guerrero, Meksikë, u vra të premten nga persona të armatosur që kishin vendosur një "makinë bombë" përpara shtëpisë së saj. Ajo u vra sapo doli nga banesa e saj. Ajo u zgjodh me Partinë Revolucionare Institucionale (PRI) e cila bashkoi forcat me partitë e tjera opozitare, duke synuar krijimin e një aleance kundër Lëvizjes së Rilindjes Kombëtare (MORENA).

Megjithatë, Esmeralda Garcón Campos mbështeti kandidatët e MORENA-s në zgjedhjet e 2 qershorit, siç duket edhe nga postimet e saj në rrjetet sociale. Voto pa frikë!”, ka nënvizuar ajo në mesazhin e saj. Por periudha më e fundit zgjedhore është përshkruar nga grupet e të drejtave të njeriut si "më e përgjakshme" në historinë e Meksikës, pasi 39 kandidatë për poste të ndryshme u vranë.

Të dielën, kandidatja presidenciale e MORENA-s, Claudia Sheinbaum, fitoi zgjedhjet dhe do të bëhet gruaja e parë që do të betohet si presidente e Meksikës. 24 orë më vonë, Yolanda Sánchez Figueroa, kryetarja e qytetit të Cotija në shtetin e Michoacan, u vra së bashku me truprojën e saj në një pritë të armatosur./ZËRI

Poll

MOS HUMB