Bota

Macron: Ukraina gati të nisë negociatat e anëtarësimit në BE! 'Çelësi' në 'dorën' e Hungarisë?

Megjithatë, ky vendim kërkon unanimitet dhe Hungaria, një aleate e Rusisë, po kërcënon të bllokojë procesin.

E.K
Macron: Ukraina gati të nisë negociatat e anëtarësimit
Volodymyr Zelenskyy dhe Emmanuel macron

Emmanuel Macron shprehu të premten mbështetjen e tij për "fillimin real" të negociatave të pranimit të Ukrainës me Bashkimin Evropian "deri në fund të muajit", gjatë një konference për shtyp që dha në Elysee, së bashku me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Macron premtoi se "Franca do të vazhdojë" të mbështesë "Ukrainën në çdo kohë" veçanërisht "në nivel evropian, në përpjekje për të arritur fillimin real të negociatave të pranimit deri në fund të muajit".

Komisioni Evropian vlerëson se Ukraina i plotëson të gjitha kushtet për fillimin e mundshëm të negociatave të anëtarësimit me BE-në, u bë e ditur në Bruksel nga burime diplomatike. Megjithatë, ky vendim kërkon unanimitet dhe Hungaria, një aleate e Rusisë, po kërcënon të bllokojë procesin./ZËRI

ZERI POLL

Ku do t'i kaloni pushimet për këtë verë?

  • Në Shqipëri
  • Do udhëtoj jashtë vendit
  • Jam i/e pavendosur
  • Nuk do të bëj fare pushime

MOS HUMB