Bota

Sulmohet kryeministrja daneze, arrestohet agresori

Ende nuk dihen detaje lidhur me ngjarjen, por siç bën me dije zyra e saj e shtypit, kryeministrja ka mbetur e shokuar nga sulmi.

k.m.
Sulmohet kryeministrja daneze, arrestohet agresori
Mette Frederiksen

KOPENHAGEN- Kryeministrja daneze Mette Frederiksen është goditur nga një burrë teksa ecte në një rrugë në Kopenhagen. Ende nuk dihen detaje lidhur me ngjarjen, por siç bën me dije zyra e saj e shtypit, kryeministrja ka mbetur e shokuar nga sulmi. Ndërkohë agresori i saj, ende i paidentifikuar, është vendosur në pranga. 

Ngjarja ka ndodhur vetëm 2 ditë para se danezët t'i drejtohen kutive të votimit për zgjedhjet e Bashkimit Europian. Mirëpo nuk është e para politikane që sulmohet. Dhuna është bërë një temë në të gjithë Evropën, pasi pak javë më parë kryeministri i Sllovakisë Robert Fico u qëllua disa herë me armë zjarri, eurodeputeti socialdemokrat Matthias Ecke u rrah gjatë fushatës në Gjermani.

Po në Gjermani, një politikan nga partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë u godit me thikë, ndërsa Frederiksen është e fundit që dhunohet. Nga ajo që raportohet nga mediat vendase, gjendja e saj është e mirë, por pritet që të zbardhet e plotë dinamika e ngjarjes dhe shkaku i sulmit ndaj saj./ZËRI

Poll

MOS HUMB