
QENI
SHBA- Një burrë nga Miçigani, SHBA, i cili përfundoi në ujërat e liqenit të akullt, u shpëtua falë përpjekjeve të qenit për ta nxjerrë nga situata e vështirë.
Në pamjet e siguruara qeni i pronarit shihet teksa përpiqet që të dërgonte litarin tek gropa ku kishte rënë 65-vjeçari. Më pas, policia përmes litarit e shpëtoi burrin nga ujërat e ftohta, shkruajnë mediat e huaja.
Burri 65-vjeçar kishte përfunduar në ujërat e ftohtë të liqenit pasi shtresa e akullit që mbulonte liqenin ishte thyer papritur. 65-vjeçari qëndroi në ujë për 16 minuta, por fatmirësisht u shpëtua në kohë dhe është në gjendje të mirë shëndetësore./ZËRI
Poll