
UASHINGTON- Zëvendës presidentja dhe kandidatja demokrate për presidente, Kamala Harris ka folur për herë të parë pas humbjes përballë kundërshtarit të saj politik, Donald Trump. Ajo tha se ndjehet krenare për fushatën që zhvilluan dhe se kishin si synim mirëqenien e amerikanëve. Më tej ajo shtoi se sot i telefonoi Trump, ku e uroi për fitoren e tij dhe se demokratët janë të gatshëm ta ndihmojnë gjatë tranzicionit.
“E kam zemrën të mbushur plot. Jam shumë krenare për fushatën që zhvilluam. Synimi ishte të ngrinim një komunitet nga çdo fushë e jetës për të ardhmen e Amerikës. E bëmë duke e ditur se kemi shumë të përbashkëta se sa pika që na ndajnë. Duhet të pranojmë rezultatet. Më herët sot fola me Trump dhe e urova për fitoren. I thash që do ta ndihmojmë gjatë tranzicionit dhe kalimit të pushtetit. Një parim themelor i demokracisë është se ne e pranojmë humbjen në zgjedhje“, tha Harris.
Donald Trump, megjithatë, përveç fitimit të zgjedhjeve, u bë gjithashtu presidenti i parë që nga Grover Cleveland në vitet 1800 që u kthye në detyrë pas humbjes. Kandidati republikan humbi garën me Joe Biden, por rikthehet sot, në 2024 në Shtëpinë e Bardhë. Cleveland, kandidat demokrat, ishte i vetmi politikan që ishte President i SHBA-së që humbi dhe kandidoi sërish, duke fituar. Ai shërbeu si presidenti i 22-të dhe i 24-të i Shteteve të Bashkuara. Presidentë të tjerë, si Grant, Van Buren dhe Roosevelt, u përpoqën të riktheheshin në detyrë por nuk ia dolën. Kështu që, pas gati 2 shekujsh, Trump rishkruan historinë amerikane. /ZËRI