Bota

Seriali " The Simpsons" dështon në parashikimin e fitores së Kamala Harris

Në episodin nga sezoni i 11-të i serialit, me titull “Bart in the Future” që u transmetua për herë të parë në vitin 2000, duket se parashikonte fitoren e zgjedhjeve nga Harri

I.F
Seriali " The Simpsons" dështon në parashikimin e fitores
The Simpsons dhe Kamala Harris

UASHINGTON- Seriali “The Simpsons”, i cili njihet për parashikimet e tij për të ardhmen duket se ka dështuar për herë të parë. Sipas teorive konspirative që u përhapen në internet, seriali vizatimor kishte parashikuar fitoren e demokrates Kamala Harris si presidente e SHBA-ve. Epo… kjo nuk ndodhi pasi ajo humbi ndaj kandidatit të saj republikan Donald Trump.

Në episodin nga sezoni i 11-të i serialit, me titull “Bart in the Future” që u transmetua për herë të parë në vitin 2000, duket se parashikonte fitoren e zgjedhjeve nga Harris. Gjatë episodit, personazhi Lisa e veshur me një kostum lejla dhe me një varse me perla zgjidhet Presidente në të ardhmen. Në vitin 2021, klipi u bë viral, kur Harris u bë zëvendëspresidentja e parë femër e SHBA-së kur presidenti Joe Biden fitoi zgjedhjet e vitit 2020.

Në atë kohë, njerëzit në internet vunë në dukje se Harris kishte zgjedhur një veshje të ngjashme me atë të Lizës kur ajo bëri betimet e saj një xhaketë lejla me vathë dhe varse me perla.

Në korrik 2024, krijuesi i shfaqjes Al Jean postoi disa foto të Lisa dhe Kamala Harris dhe shkroi: Parashikimi” i “The Simpsons” në të cilin jam krenar që jam pjesë.

Megjithatë këtë herë parashikimi i tyre nuk doli, pasi Trump korri një fitore historike. /ZËRI

Poll

MOS HUMB