
UASHINGTON- Joe Biden ka telefonuar Donald Trump për ta uruar për fitoren e tij në zgjedhjet e 2024. Mësohet se Biden e ka ftuar Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Gjithashtu, Biden uroi edhe zëvendës presidenten Kamala Harris për fushatën e saj zgjedhore. Biden pritet që të mbajë nesër një fjalim për popullin amerikan. Po ashtu, edhe zëvendës presidentja dhe kandidatja demokrate për presidente, Kamala Harris telefonoi Donald Trump ku e uroi atë për fitoren e tij.
Donald Trump, megjithatë, përveç fitimit të zgjedhjeve, u bë gjithashtu presidenti i parë që nga Grover Cleveland në vitet 1800 që u kthye në detyrë pas humbjes. Kandidati republikan humbi garën me Joe Biden, por rikthehet sot, në 2024 në Shtëpinë e Bardhë. Cleveland, kandidat demokrat, ishte i vetmi politikan që ishte President i SHBA-së që humbi dhe kandidoi sërish, duke fituar. Ai shërbeu si presidenti i 22-të dhe i 24-të i Shteteve të Bashkuara. Presidentë të tjerë, si Grant, Van Buren dhe Roosevelt, u përpoqën të riktheheshin në detyrë por nuk ia dolën. Kështu që, pas gati 2 shekujsh, Trump rishkruan historinë amerikane. /ZËRI