
UASHINGTON- Presidenti Joe Biden pritet që të flasë me pasuesin e tij, Donald Trump pas fitorës historike të republikanit. Po ashtu, pritet që kundërshtarja e tij demokrate dhe zëvendës presidentja Kamala Harris ta telefonojë atë sot për të pranuar zyrtarisht humbjen në garën për kreun e Shtëpisë së Bardhë dhe ta urojë atë për fitoren.
NBC News, nuk ka dhënë detaje se kur do të ndodhë telefonata mes palëve, por sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, kjo do të ndodhi së shpejti gjatë ditës së sotme.
Donald Trump, megjithatë, përveç fitimit të zgjedhjeve, u bë gjithashtu presidenti i parë që nga Grover Cleveland në vitet 1800 që u kthye në detyrë pas humbjes. Kandidati republikan humbi garën me Joe Biden, por rikthehet sot, në 2024 në Shtëpinë e Bardhë. Cleveland, kandidat demokrat, ishte i vetmi politikan që ishte President i SHBA-së që humbi dhe kandidoi sërish, duke fituar. Ai shërbeu si presidenti i 22-të dhe i 24-të i Shteteve të Bashkuara. Presidentë të tjerë, si Grant, Van Buren dhe Roosevelt, u përpoqën të riktheheshin në detyrë por nuk ia dolën. Kështu që, pas gati 2 shekujsh, Trump rishkruan historinë amerikane. /ZËRI