Bota

Paqe me Iranin! Trump porosi diplomatëve: Mos nxitoni, unë s'bëj marrëveshje të këqija si Obama

Trump ka deklaruar se një marrëveshje për përfundimin e konfliktit me Iran varet “krejtësisht prej tij”, duke theksuar se nuk pranon marrëveshje të dobëta.

F.I
Paqe me Iranin! Trump porosi diplomatëve: Mos nxitoni, unë
Donald Trump

SHBA- Presidenti Donald Trump ka deklaruar së fundmi se bisedimet për t’i dhënë fund luftës me Iranin dhe për të rihapur Ngushticën e Hormuzit po vazhdojnë, por i kërkoi ekipit të tij negociator të mos nxitohet për një marrëveshje. u ka kërkuar diplomatëve të tij të mos nxitohen në arritjen e një marrëveshjeje, duke theksuar se “koha është në anën tonë” dhe se procesi duhet të bëhet me kujdes.

Me anë të një postimi në 'Truth', Trump ka deklaruar se një marrëveshje për përfundimin e konfliktit me Iran varet “krejtësisht prej tij”, duke theksuar se nuk pranon marrëveshje të dobëta. Ndër të tjera ka kritikuar dhe ish-presidentin Barak Obama për një marrëveshje të keqe sipas tij me Iranin, e cila i dha mundësi Teheranit të zhvillojë armë bërthamore.

"Një nga marrëveshjet më të këqija të bëra ndonjëherë nga vendi ynë ishte Marrëveshja Bërthamore me Iranin, e paraqitur dhe e nënshkruar nga Barack Hussein Obama dhe amatorët e rangut të lartë të Administratës Obama. Ishte një rrugë e drejtpërdrejtë drejt Iranit për të zhvilluar një armë bërthamore. Jo kështu me transaksionin që aktualisht po negociohet me Iranin nga Administrata Trump - në fakt, GJITHÇKA E KUNDËRT! Negociatat po vazhdojnë në një mënyrë të rregullt dhe konstruktive, dhe unë i kam informuar përfaqësuesit e mi që të mos nxitohen për një marrëveshje pasi kjo kohë është në anën tonë. Bllokada do të mbetet në fuqi të plotë derisa të arrihet, certifikohet dhe nënshkruhet një marrëveshje. Të dyja palët duhet të marrin kohën e tyre dhe ta bëjnë siç duhet. Nuk mund të ketë gabime! Marrëdhënia jonë me Iranin po bëhet shumë më profesionale dhe produktive. Megjithatë, ata duhet ta kuptojnë se nuk mund të zhvillojnë ose të sigurojnë një armë ose bombë bërthamore. Dua të falënderoj, deri më tani, të gjitha vendet e Lindjes së Mesme për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tyre, i cili do të rritet dhe forcohet më tej me bashkimin e tyre me Kombet e Marrëveshjeve historike të Abrahamit dhe, kush e di, ndoshta edhe Republika Islamike e Iranit do të donte të bashkohej! Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje. President DONALD J. TRUMP"-thuhet në postimin e fundit.

Ndërkohë presidenti i Iranit Masoud Pezeshkian ka deklaruar se vendi i tij është i gatshëm t’i japë garanci botës se nuk synon armë bërthamore, por ka theksuar se ekipi negociator nuk do të bëjë kompromis për “dinjitetin dhe nderin e vendit”.

Poll

MOS HUMB