Bota

Papa mesazh në natën e Krishtlindjeve: Të veprojmë me mirësi dhe dashuri

Po ashtu Papa kishte një mesazh për të gjithë ata që jetojnë në vende ku lufta dhe kaosi mbizotëron, si në Ukrainë, Gaza apo Izrael.

E.K
Papa mesazh në natën e Krishtlindjeve: Të veprojmë me
Papa Françesku

VATIKAN- Ati i Shenjtë, Papa Françesku ka bërë këtë të dielë Krishtlindjesh thirrje për më shumë paqe dhe dashuri në botë. Në mesazhin e tij, kreu i Kishës Katolike shprehet se duhet të kujdesimi më shumë për njëri-tjetrin dhe të veprojmë me mirësi dhe dashuri. Po ashtu Papa kishte një mesazh për të gjithë ata që jetojnë në vende ku lufta dhe kaosi mbizotëron, si në Ukrainë, Gaza apo Izrael.

Ati i Shenjtë tha se “Ne jemi pranë vëllezërve dhe motrave tona që vuajnë nga lufta, mendojmë për Palestinën, Izraelin, Ukrainën. Ne mendojmë gjithashtu për ata që vuajnë nga varfëria, uria, skllavëria”.

Papa Françesku: Duhet të kujdesemi për të tjerët me dashamirësi. Të veprojmë me mirësi dhe dashuri. Pa dhunë dhe pa cënuar lirinë. Mirësia e Zotit është ajo që ne duhet të përçojmë mes miqve, mes të dashurve, bashkëshortëve, prindërve, fëmijëve. Të jemi delikatë, të respektueshëm, të kujdesshëm me të tjerët. Në këto ditë duhet të mblidhemi nëpër kisha, të bëhemi bashkë në shtëpi, me të afërm apo miq që nuk I kemi parë prej kohësh, të dëgjojmë dhe vizitojmë njëri-tjetrin. Ne jemi pranë vëllezërve dhe motrave tona që vuajnë nga lufta, mendojmë për Palestinën, Izraelin, Ukrainën. Ne mendojmë gjithashtu për ata që vuajnë nga varfëria, uria, skllavëria./ZËRI

Poll

MOS HUMB