Bota

Europa në ALARM, BILD: Celula xhihadiste planifikon sulme për Krishtlindje dhe Vitin e Ri

Policia tha se nuk mund të jepte detaje, duke pasi hetimet janë në vazhdim.

E.K
Europa në ALARM, BILD: Celula xhihadiste planifikon sulme për
Foto ilustruese

GJERMANI- Policia gjermane tha të shtunën se po rriste sigurinë në Katedralen e Këlnit pas indikacioneve për një sulm të planifikuar për natën e Vitit të Ri dhe në vazhdën e paralajmërimeve të qeverisë javët e fundit për kërcënimin në rritje të dhunës islamike. Policia tha në një deklaratë se do të përdorte qen gjurmues për të kontrolluar katedralen para meshës së mbrëmjes dhe më pas do ta mbyllte atë. Të dielën, në prag të Krishtlindjes, ata do të kryenin një kontroll sigurie për të gjithë vizitorët dhe u rekomanduan që të shkonin në shërbim herët.

Policia tha se nuk mund të jepte detaje, duke pasi hetimet janë në vazhdim. Gazeta gjermane Bild raportoi më herët se autoritetet e sigurisë në Austri, Gjermani dhe Spanjë kishin marrë indikacione se një grup islamik dëshiron të kryejë sulme gjatë festimeve të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Në javët e fundit Ministrja e Brendshme Nancy Faeser ka paralajmëruar për kërcënimin në rritje të dhunës islamike në Gjermani dhe gjetkë në Evropë, pasi lufta Izrael-Hamas rrit rrezikun e radikalizimit.

Policia austriake tha në një deklaratë se po rriste sigurinë në kisha dhe tregjet e Krishtlindjeve, duke pasur një gjendje alarmi të shtuar.

“Duke qenë se aktorët terroristë në të gjithë Evropën po bëjnë thirrje për sulme ndaj ngjarjeve të krishtera, veçanërisht rreth 24 dhjetorit, autoritetet e sigurisë kanë marrë masat përkatëse të mbrojtjes në hapësirat publike”, tha policia.

Ministria e Brendshme spanjolle njoftoi në fillim të dhjetorit një përforcim të masave të sigurisë nga 18 dhjetori për festat e Krishtlindjeve, me alarmin antiterror në nivelin 4 ose "rrezik të lartë", siç ka qenë që nga qershori 2015./ZËRI

Poll

MOS HUMB