Bota

Lufta në Rripin e Gazës përmes fotove

Komandanti i HAMAS pretendon se në qytetet e banuara kryesisht nga hebrenjtë, janë hedhur mbi 5 000 raketa

D.XH
Lufta në Rripin e Gazës përmes fotove
Sulmi me raketa

GAZA – Sot në mëngjes, u regjistrua një sulm i papritur me raketa nga ana e Hamas në drejtim të disa qyteteve, të banuara kryesisht nga izraelitët.

Lufta në Rripin e Gazës përmes fotove
Zjarrfikës izraelit duke shuar flakët e raketave pranë një shtëpie në qytetin e Ashkelon

Autoritetet izraelite thanë se 2 200 raketa janë hedhur në drejtim të qyteteve të banuara nga hebrenjtë.

Lufta në Rripin e Gazës përmes fotove
Tym në caqet palestineze, pas sulmeve me raketa nga Izraeli

Ndërsa, komandanti i HAMAS Muhammad Al-Deif, pretendon se “janë së paku 5000 raketa të hedhura në drejtim të ushtrisë izraelite”.

Lufta në Rripin e Gazës përmes fotove
Banore të Rripit të Gazës, duke u larguar nga banesat, pasi Izraeli nisi sulmet

Izraeli tha se janë marrë menjëherë masa dhe se rreth zonave të Rripit të Gazës janë vendosur përforcime të ushtrisë izraelite.

Lufta në Rripin e Gazës përmes fotove
Makina të djegura dhe rrënoja nga predhat e Hamas

Palestinezëve u është ndaluar të kalojnë pikat e kontrollit në Jerusalem, që kur Hamasi filloi sulmin në mëngjes.

Lufta në Rripin e Gazës përmes fotove
Militantë të HAMAS duke kaluar mes për mes qyteteve izraelite

Palestinezët thonë se kufizime të tilla në lirinë e tyre të lëvizjes janë poshtëruese dhe po i bëjnë ata të duken sikur janë qytetarë të dorës së dytë.

Lufta në Rripin e Gazës përmes fotove
Raketë e Hamas duke sulmuar qytetet e banuara nga izraelitët

Izraeli pretendon se masa të tilla mund të minojnë aksionet “terroriste”.

Lufta në Rripin e Gazës përmes fotove
Ushtarë izraelitë, duke kaluar në qytetin Ashkelon

Hamasi tha se ka kapur peng ushtarë izraelitë, pranë kufirit të Gazës, gjatë sulmit të befasishëm të së shtunës në mëngjes.

Lufta në Rripin e Gazës përmes fotove
Makina merr flakë gjatë sulmit me raketa në Rripin e Gazës

Hamas kreu një sulm ushtarak sot në mëngjes, duke vrarë 40 ushtarë izraelitë dhe plagosur dhjetëra të tjerë.

Lufta në Rripin e Gazës përmes fotove
Zjarrfikësi izraelit duke monitoruar situatën nga afër

Nuk mungoi kundërpërgjigja e Izraelit, që vrau me raketa së paku 161 palestinezë dhe plagosi mbi 1000 të tjerë. /Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB