Bota

A dështuan sot shërbimet inteligjente izraelite?

Izraeli ka një nga shërbimet inteligjente më të sofistikuara në botë, ndërsa duket se u zu në befasi nga HAMAS. Sulmi i HAMAS vrau dhjetëra izraelitë dhe plagosi qindra të tjerë

D.XH
A dështuan sot shërbimet inteligjente izraelite?
Bobardimet e Hamas mbi territoret izraelite

IZRAEL – Mediat ndërkombëtare raportojnë se forcat e HAMAS kanë mundur të kryejnë sot një sulm ndaj forcave izraelite, duke vrarë së paku 22 ushtarë izraelitë. Raportohet se palestinezët kanë marrë nën kontroll tanke të Izraelit. Mediat lokale palestineze shkruajnë se janë marrë pengje disa ushtarakë izraelitë.

Por, a dështoi shërbimi inteligjent izraelit, në këtë goditje të HAMAS? BBC shkruan se Izraeli ka një nga rrjetet më të sofistikuara të shërbimeve sekrete, që ka shtrirje jo vetëm në Lindjen e Mesme, por edhe në shtete si Libani, Siria etj.

A dështuan sot shërbimet inteligjente izraelite?
Makinë duke u djegur në një qytet izraelit

Në të kaluarën, Izraeli ka qenë në gjendje të vrasë liderët militantë, qoftë me sulme precize me dron apo edhe me telefona të telekomanduar.

Por, sot, kur mbaroi një festë hebreje, vigjilenca duket të ketë humbur. Hamasi ka qenë në gjendje të planifikojë dhe të nisë këtë sulm të koordinuar me kujdes ndaj Izraelit, në fshehtësi të plotë. Izraeli ka thënë se do të hakmerret ndaj sulmit.

HAMAS ka sulmuar sot ushtrinë izraelite, duke vrarë dhjetëra persona dhe plagosur qindra të tjerë. Militantët e HAMAS kanë hyrë në disa qytete izraelite./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB