
GAZA - Ministria Palestineze e Shëndetësisë thotë se dy fëmijë janë vrarë nga të shtënat me armë në Jenin në Bregun Perëndimor. Ministria palestineze e Shëndetësisë akuzon Izraelin se ka kryer ekzekutimet e të miturve.
Ushtria izraelite: Ekzekutuam 2 terroristë
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se vranë dy operativë të lartë të terrorizmit, në një bastisje në kampin e refugjatëve në Jenin në Bregun Perëndimor të pushtuar. IDF thotë në një deklaratë se vrau operativin e lartë palestinez të Xhihadit Islamik, Mohammed Zubeidi dhe operativin lokal, Hussam Hanoun, raportojnë mediat izraelite.
Sipas deklaratës, forcat izraelite rrethuan një ndërtesë në kampin Jenin gjatë natës ku ishin vendosur Zubeidi dhe operativë të tjerë e më pas hapën zjarr. IDF nuk përmendi në deklaratë pretendimet e palestinezëve.
Ushtria izraelite ka kryer një operacion ushtarak në shkallë të gjerë në Jenin, i cili filloi të martën në mbrëmje. Lufta mes Izraeelit dhe Hamasit ka shkaktuar mbi 17500 viktima. /Zëri.ai/