Bota

Joga dhe biseda/ Si mbijetuan 41 punëtorët e bllokuar në tunel

Një prej punëtorëve pranon se ka pasur disa raste kur kanë qenë shumë të frikësuar se nuk do të mund ta shihnin më dritën e diellit.

f.t
Joga dhe biseda/ Si mbijetuan 41 punëtorët e bllokuar në tunel
punëtorët

INDI- Punëtorët indianë që mbetën të bllokuar për 17 ditë në një tunel janë tashmë të sigurt dhe të lumtur. Punëtorët ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spital dhe nuk kanë shfaqur shqetësime. Gjatë qëndrimit në spital ata kanë rrëfyer për vështirësitë dhe çfarë bënin teksa ishin të bllokuar. 

Një prej punëtorëve Çamra Oraon pranon se ka pasur disa raste kur kanë qenë shumë të frikësuar se nuk do të mund ta shihnin më dritën e diellit.

“Por nuk e humba kurrë shpresën. Ne nuk mund të telefononim askënd pasi nuk kishte valë, kështu që ne folëm me njëri-tjetrin, në thelb duke e njohur njëri-tjetrin,” tha ai, duke shtuar se kohën e kalonte duke luajtur lojëra në celularin e tij.

Një tjetër i mbijetuar që foli me kryeministrin indian Narendra Modi në telefon tha se punëtorët po përpiqeshin të inkurajonin njëri-tjetrin dhe të qëndronin optimistë. Ndër të tjera, ata kishin rënë dakord që të hanë vaktet e tyre së bashku. Gjithashtu ata kanë treguar se bënim joga për të qëndruar aktivë në tunel. Një i katërti përshkroi se si, për të kursyer energji, ata ndezën celularët e tyre vetëm për të parë orën.

Punëtorët u bllokuan në një tunel 4.5 kilometra të gjatë në Uttarakhand që nga 12 nëntori. Ata merrnin ushqim, ujë, dritë, oksigjen dhe ilaçe përmes tubave. Tuneli është pjesë e projektit ambicioz të qeverisë Char Dham, i cili synon të lidhë vendet kryesore të pelegrinazhit hindu përmes rrugëve të asfaltuara në rajonin e Himalajeve. Ndërkohë Dr. Ninakaran nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Mendor dhe Neuroshkencave ka ngritur shqetësimin se qëndrimi i tyre në këtë mjedis do të jetë traumatik për shumë muaj. 

Poll

MOS HUMB