
IZRAEL- Armëpushimi vijon dhe dy pengje me kombësi ruse të mbajtura nga Hamasi në Gaza do të lirohen sot. Lirimi i tyre është jashtë marrëveshjes sipas zyrtarit të organizatës, Abu Marzouk. Kjo lëvizje, sipas tij, është një shenjë e "respektit për përpjekjet e presidentit rus Vladimir Putin " për të zgjidhur çështjen palestineze.
Gjithashtu zyrtari njoftoi se brenda ditës pritet të lirohet grupi i gjashtë i pengjeve të mbajtura nga Hamasi, por ende nuk është bërë i ditur numri i saktë i tyre.
Presidenti Vladimir Putin shpesh herë ka bërë thirrje për krijimin e “një shteti sovran palestinez”. Rusia ka dënuar Izraelin për tejkalimin e kufijve të nevojshëm për mbrojtjen e tij, ndërsa fajësuan Uashingtonin si për luftën e papritur ashtu edhe për tensionet më të gjera në rajon.
Prej fillimit të armëpushimit deri tani, 81 pengje janë liruar, 60 si pjesë e marrëveshjes disaditore të ndërmjetësuar nga Katari dhe mbështetur nga Egjipti dhe SHBA dhe 180 palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite janë liruar në këmbim.