
TREPÇË – Drejtori në detyrë i minierës së Trepçës, Bahri Karaqa është sulmuar fizikisht gjatë mëngjesit të sotëm.
Lajmin për mediat e Kosovës e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Rreth orës 11:00, ankuesi M/K/Sh, ka raportuar se në vendin e tij të punës në zyrat e Minierës në Trepçë, është sulmuar fizikisht nga i dyshuari M/K/Sh”, ka thënë Zahiti.
Policia ka deklaruar se viktima ka kërkuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është intervistuar.

Më 5 nëntor, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të ndërmarrjes “Trepça”, ka marrë vendim për hapjen e konkursit për kryeshef të kombinatit metalurgjik, duke marrë parasysh se ky pozicion ka qenë me ushtrues detyre për një periudhë pothuajse 2-vjeçare.
Minatorët e kombinatit metalurgjik “Trepça” hyn në grevë më 24 tetor, duke kërkuar kushte më të mira në punë, shkarkimin e menaxherëve dhe dhënien e pagave në kohë.
Javën e kaluar, minatorët e ndërprenë grevën, pasi në minierë shkuan deputetë të VV-së dhe palët arritën marrëveshje./Zëri.ai/