Bota

NYT: Komunikimi me Khamenein është i vështirë, mesazhet i përcillen me shkrim

Gazeta, duke cituar zyrtarë iranianë, raportoi se komunikimi me Khamenein është shumë i vështirë. Mesazhet më të rëndësishme i përcillen me shkrim përmes njerëzve të tij të besuara.

k.m.
NYT: Komunikimi me Khamenein është i vështirë, mesazhet i
Ajatollah Ali Khamenei

TEHERAN- Gazeta "New York Times" zbuloi informacione rreth udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, dhe mënyrës së komunikimit me të, teksa vendi po përballet me sulme nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Gazeta, duke cituar zyrtarë iranianë, raportoi se komunikimi me Khamenein është shumë i vështirë. Mesazhet më të rëndësishme i përcillen me shkrim përmes njerëzve të tij të besuara. Të njëjtë persona shkruajnë se Khamenei po mbahet në një bunker sekret pa komunikim elektronik.

Zyrtarët thanë se ka përçarje brenda Iranit lidhur me mënyrën se si vendi duhet t'i përgjigjet sulmeve amerikane që synojnë objektet e tij bërthamore. Por nuk dhanë më tepër detaje. 

Shtetet e Bashkuara bombarduan tre objekte bërthamore iraniane të shtunën në mbrëmje, Fordow, Netanz dhe objektin në Isfahan, dhe më shumë se 125 avionë ushtarakë amerikanë morën pjesë në sulm. Lufta midis Izraelit dhe Iranit filloi të premten e kaluar, kur Tel Avivi kreu sulme të shumta ndaj objekteve bërthamore iraniane. Amerika sulmoi Iranin natën midis të shtunës dhe të dielës, duke hyrë kështu drejtpërdrejt në konflikt. Nga ana tjetër, Irani kërcënon të mbyllë Ngushticën e Hormuzit, gjë që mund të shkaktojë një katastrofë globale./ZËRI

Poll

MOS HUMB