Bota

Reagimet nga Irani: Trump, ti kumarxhi, nise luftën, por ne do ta përfundojmë!

Ebrahim Zolfaghari tha se SHBA-të duhet të presin pasoja të rënda për veprimet e tyre.

k.m.
Reagimet nga Irani: Trump, ti kumarxhi, nise luftën, por ne do ta
Foto ilustruese

IRAN- Forcat e armatosura iraniane paralajmërojnë SHBA-në për 'pasoja serioze'! 

"Veprimet armiqësore të kohëve të fundit nga Shtetet e Bashkuara kanë zgjeruar gamën e objektivave për forcat e armatosura të Iranit,"- tha Khattam al-Anbiya, një zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm Qendror Iranian, në një video të publikuar sot. Por nuk ishte i vetmi që reagoi. Ebrahim Zolfaghari tha se SHBA-të duhet të presin pasoja të rënda për veprimet e tyre.

“Ky veprim armiqësor do të zgjerojë fushën e objektivave legjitime të forcave të armatosura të Republikës Islamike të Iranit dhe do të hapë rrugën për zgjerimin e luftës në rajon. Militantët e Islamit do t'ju imponojnë pasoja të rënda të paparashikuara me operacione (ushtarake) të forta. Z. Trump, ti bixhozxhi (kumarxhi), ti mund ta kesh filluar këtë luftë, por ne do të jemi ata që do ta përfundojmë,”-tha Zolfaghari në anglisht.

Kërcënimet e Iranit vazhdojnë

Republika Islamike e Iranit ka kërcënuar të shënjestrojë bazat ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme si hakmarrje për bombardimet e paprecedenta të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane, duke ngritur shqetësime në lidhje me mundësinë e një përshkallëzimi të pakontrolluar në rajon. Një këshilltar i Ajatollah Ali Khameneit, udhëheqësit suprem të Iranit, tha se SHBA-të tani "nuk kanë vend" në Lindjen e Mesme dhe duhet të presin pasojat e sulmeve të tyre.

Ali Shamkhani, një tjetër këshilltar i udhëheqësit suprem të Iranit, shkroi në "X" se vendi i tij ka ende rezerva të uraniumit të pasuruar. 

Edhe presidenti iranian Masoud Peskov paralajmëroi se do të kishte "hakmarrje" për sulmet amerikane. Ndërsa, udhëheqësi Ali Hosseini Khamenei ende nuk ka dalë vetë për të komentuar sulmin ndaj 3 objekteve bërthamore./ZËRI 

Poll

MOS HUMB