Bota

Një mesazh tronditës nga Teherani i shkoi në "vesh" Trumpit: Do aktivizojmë terroristët "e fjetur"

Detajet e reja i kanë zbuluar mediat amerikane, të cilat bëjnë me dije se mesazhi iu dorëzua Trumpit nëpërmjet një ndërmjetësi në samitin e G7 në Kanada. 

k.m.
Një mesazh tronditës nga Teherani i shkoi në "vesh"
Donald Trump dhe Ali Hosseini Khamenei

TEHERAN- Irani e ka paralajmëruar Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, se do të aktivizojë "qeliza të fjetura" terroriste brenda Shteteve të Bashkuara nëse sulmohet prej tyre. Detajet e reja i kanë zbuluar mediat amerikane, të cilat bëjnë me dije se mesazhi iu dorëzua Trumpit nëpërmjet një ndërmjetësi në samitin e G7 në Kanada. 

Ndaj administrata amerikane dhe shërbimet e sigurisë në qytetet dhe shtetet kryesore janë në gatishmëri për çdo hakmarrje të mundshme nga Teherani brenda Shteteve të Bashkuara. Irani mund të nisë gjithashtu sulme kibernetike ndaj rrjeteve amerikane dhe të synojë zyrtarët më të lartë të qeverisë amerikane.

Shtetet e Bashkuara bombarduan tre objekte bërthamore iraniane të shtunën në mbrëmje, Fordow, Netanz dhe objektin në Isfahan, dhe më shumë se 125 avionë ushtarakë amerikanë morën pjesë në sulm. Lufta midis Izraelit dhe Iranit filloi të premten e kaluar, kur Tel Avivi kreu sulme të shumta ndaj objekteve bërthamore iraniane. Amerika sulmoi Iranin natën midis të shtunës dhe të dielës, duke hyrë kështu drejtpërdrejt në konflikt. Nga ana tjetër, Irani kërcënon të mbyllë Ngushticën e Hormuzit, gjë që mund të shkaktojë një katastrofë globale./ZËRI

Poll

MOS HUMB