
ITALI- Papa Françesku u detyrua të anulojë udhëtimin e tij në Samitin COP28 në Dubai këtë fundjavë me këshilla mjekësore. “Nuk jam ende mirë”,- ka thënë Papa, i cili prej disa ditësh po lufton me një gjendje gripi dhe probleme me mushkëri të cilat e kanë detyruar të anulojë pjesëmarrjen në seancat dëgjimore dhe takime të ndryshme të planifikuara tashmë në Vatikan.
Papa i kërkoi një ndihmësi që t’i lexonte fjalimin e tij në meshën e tij javore në Vatikan të mërkurën. Më pas ai u ngrit nga karrigia e tij në amfiteatrin e Vatikanit për të dhënë bekimin e tij dhe me një zë pëshpëritës tha se “meqë nuk jam mirë” leximi nuk do të tingëllonte “i bukur”.
“Edhe pse pasqyra e përgjithshme klinike e Atit të Shenjtë në lidhje me gjendjen e gripit dhe inflamacionit të rrugëve të frymëmarrjes është përmirësuar, mjekët i kanë kërkuar Papës që të mos kryejë udhëtimin e planifikuar për ditët e ardhshme në Dubai, në kuadër të konferencës së njëzet e tetë të Palëve në Konventën Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike”,- njoftoi drejtori i Zyrës së Shtypit të Vatikanit, Matteo Bruni.
Papa Françesku po kalon një periudhë jo fort të lehtë sa i përket gjendjes së tij shëndetësore. Pak kohë më parë Ai u operua në zorrë, por sërish kishte komplikacione./Zëri.ai