Bota

Tym ndaj kryetares së Gjykatës Speciale, arrestohet Dardan Molliqaj e 5 aktivistë

Arrestimi ka ndodhur pas aksionit që Molliqaj me anëtarët e tjerë të PSD-së kanë ndërmarrë kundër vizitës së kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovë në Hagë, Ekaterina Trendafilova.

k.m.

Tym ndaj kryetares së Gjykatës Speciale, arrestohet Dardan Molliqaj e
Momenti i arrestimit të Dardan Molliqajt dhe Nol Nushit

PRISHTINË- Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj dhe aktivistët Zgjim Hyseni, Nol Nushi, Korab Korça, Agron Kabashi dhe Gent Ibrahimi janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas aksionit që Molliqaj me anëtarët e tjerë të PSD-së kanë ndërmarrë kundër vizitës së kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Ekaterina Trendafilova.

Fillimisht, PSD protestoi, e më pas hodhën edhe tym të zi në drejtim të hyrjes së hotelit, ndërsa aktivistë të tjerë të kësaj partie mbanin në duar pankarta me mesazhe për Trendafilovan. Mediat bëjnë me dije, se policia e Kosovës ka lëshuar gaz lotsjellës jo vetëm ndaj protestuesve, por edhe disa gazetarëve. 

“UÇK-ja nuk mund të gjykohet”, UÇK-ja është përpjekje për liri”, “Historia është shkruar, propaganda ka dështuar,”-ishin disa prej thirrjeve të protestuesve. Ndërsa në media janë kapur edhe pamjet e arrestimit të Molliqajt dhe Nushit. 

Partia Socal-Demokrate në Kosovë ka reaguar pas arrestimit të Dardan Molliqaj dhe 3 aktivistëve të tjerë të kësaj partie pas incidenteve të shkaktuara para Gjykatës Speciale, ku shkruanin se Gjykata Speciale është raciste, e padrejtë dhe se rezistenca kundër saj do vijojë. 

“Në kundërshtim të Gjykatës Speciale, gjatë protestës së PSD janë arrestuar gjashtë aktivistë: Kryetari Dardan Molliqaj, Zgjim Hyseni, Nol Nushi, Korab Korça, Agron Kabashi dhe Gent Ibrahimi. Kjo është përpjekje për disiplinim dhe përmirësim imazhi për gjykatën e padrejtë speciale. Metodat frikësuese neve nuk na ndalin. Gjykata është raciste, e padrejtë dhe segreguese. Rezistenca vazhdon. Z. Trendafilova nuk është e mirëseardhur. Policia mund ta garantojë sigurinë fizike, por jo imazhin e një kryesuese të një procesi të padrejtë. Kërkojmë urgjentisht të lirohen aktivistët tanë!,”- thuhet në reagimin e PSD.

Trëndafilova kishte tentuar edhe dy herë të tjera të vije në Kosovë, por i kishte anuluar vizitat e saj. Fillimisht në qershor të vitit 2022 anuloi takimin e saj dhe diskutimet i realizoi online. Kurse, në shtator takimin e anuloi për shkak të protestës së Partisë Socialdemokrate. Ndërsa sot, takimi u zhvillua, edhe pse pa praninë e mediave brenda në sallë, ndërsa jashtë protestohej.

Policia e Kosovës përdori gazlotësjellës për shpërndarjen e protestuesve, e gjithashtu vendosi perimetër sigurie në distancë 100 metërshe. Por turma nuk u ndal. Partia Socialdemokrate, e cila nuk përfaqësohet në Kuvend, dha disa mesazhe të rëndësishme për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po hetohen në Hagë. Aktualisht, pranë Dhomave të Specializuara janë duke u zhvilluar gjyqet ndaj ish-krerëve të UÇK-së – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit./ZËRI

Poll

MOS HUMB