
ARABIA SAUDITE- Sheikët njihen për jetën e tyre luksoze, dhe një prej tyre është Humaid Abdulla Albuqaish nga Dubai i cili ka fituar një popullaritet të jashtëzakonshëm në rrjetet sociale falë kafshëve të tij të pazakonta.
Sheiku ka tërhequr vëmendjen me kafshët e tij shtëpiake, të cilat nuk janë një mace apo qen i zakonshëm. Humaid mban si kafshë shtëpiake tigrat, luanët, gatopardët, gjarpërinjtë, ujqërit dhe madje edhe një ari.
View this post on Instagram
Humaid poston foto e video nga jeta e tij në shoqërinë e kafshëve ekzotike, ku shihet teksa luan me to, “lufton”, i shëtit me makina dhe jahte të shtrenjta.
View this post on Instagram
Pothuajse çdo ditë në profilin e tij në “Instagram”, ku ndiqet nga më shumë se katër milionë njerëz shfaqet me kafshët e tij. Por përveç përshtypjes që të jep jeta luksoze e Hunmaid, ka shumë nga ata që e kritikojnë për hobin e tij të pazakontë dhe i shkruajnë se kafshët e tij meritojnë një jetë në natyrë, por Humaid nuk iu drejtua komenteve negative.
View this post on Instagram
Një fakt tjetër është se në Emiratet e Bashkuara Arabe është e paligjshme mbajtja e maceve të mëdha si kafshë shtëpiake dhe nuk dihet se si Humaid ka pasur kaq shumë kafshë të egra në publik pa asnjë problem.