
IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyah përpos thirrjeve për një armëpushim ka deklaruar se nuk do të pranojë propozimet. Netanyah ka theksuar se nuk do të ketë armëpushim derisa Hamasi të lirojë pengjet izraelite.
"Nuk do të ketë armëpushim derisa të kthehen pengjet izraelitë. Ne ua kemi thënë miqve dhe armiqve tanë. Ne do të vazhdojmë derisa t'i mposhtim ata." tha Netanyahu.
Ministrat e Jashtëm nga Katari, Arabia Saudite, Egjipti, Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe takuan Sekretarin e Shtetit të SHBA Antony Blinken në Amman, Jordani dhe i kërkuan atij që të bindë Izraelin që të bie dakord për një armëpushim. Presidenti palestinez Mahmoud Abbas, nga ana e tij, kërkoi një armëpushim të menjëhershëm më herët kur u takua me Blinken gjatë vizitës së sekretarit amerikan në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli.