
IZRAEL- Teksa lufta mes Izraelit dhe Hamasit ka hyrë në ditën e 30-të, ushtria izraelite publikuar pamjet e hyrjeve në tunele ku ka ndërhyrë IDF-ja.
Izraeli ka zbuluar me anë të disa pamjeve të siguruara nga Dailymail tunelet e fshehura të një prej grupeve terroriste, të konsideruara prej kohësh si një sfidë kryesore e sigurisë, e përdorur në të kaluarën për kontrabandë dhe inkursione në Izrael, si dhe një pengesë serioze për forcat izraelite që përpiqen të veprojnë në Gaza.
Ndërkohë edhe sot kanë vazhduar sulmet ajrore, tokësore dhe nga deti nga ana e ushtrisë izraelite, duke pranuar se kanë goditur mijëra objektiva të Hamasit. Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e cila drejtohet nga Hamasi, thotë se më shumë se 9,480 banorë të Gazës, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë në sulmet izraelite dhe intensifikimin e fushatës tokësore.