
SHBA - Një grua nga Kentaki është akuzuar dhe dënuar me burg, pasi dyshohet se ka qëlluar për vdekje dy fëmijët e saj të vegjël brenda shtëpisë së saj në Shepardsville të mërkurën në mëngjes.
Në një deklaratë, Zyra e Sherifit të Qarkut Bullitt thotë se pas orës 11:00 të mëngjesit, policët janë përgjigjur ndaj një thirrjeje për të shtëna në një banesë.
Pas mbërritjes në vendngjarje, policia thotë se ka gjetur dy fëmijë, gjashtë dhe nëntë vjeç, me plagë me armë zjarri. Fëmijët u transportuan në një spital lokal në gjendje kritike dhe ndërruan jetë më pas.
Sipas zyrtarëve, 32-vjeçarja Tiffani Lucas, nëna e dy fëmijëve, u arrestua dhe u akuzua për vrasje. Nuk janë dhënë detaje të mëtejshme rreth të shtënave.
"Hetimi është në fazat e hershme dhe sapo të ketë më shumë informacione, ai mund të publikohet. Në këtë moment, nuk ka asnjë kërcënim për komunitetin", tha sherifi i zonës.
Policia tha se beson se nuk ka pasur ndonjë arsye për këtë ngjarje horror, por nëna e fëmijëve mund të ketë qenë në gjendje të rënduar mendore ose nën efektin e lëndëve narkotike. /Zëri.ai/