Bota

Në mes të tragjedisë lind një mrekulli! Mjekët në Gaza shpëtojnë foshnjën nga barku i nënës së vrarë

Gruaja, 9-muajshe shtatzënë, ishte në mesin e 24 viktimave nga një seri sulmesh ajrore të kryera gjatë natës. 

I.F
Në mes të tragjedisë lind një mrekulli! Mjekët në
Pamje nga Rripi i Gazës

GAZA- Një foshnjë u shpëtua nga barku i një gruaje shtatzënë palestineze, e cila u vra nga një sulm izraelit, raportohet nga një spital në Rripin e Gazës, ku një luftë midis Izraelit dhe lëvizjes islamike palestineze Hamas ka nisur prej 9 muajsh.

Gruaja, 9-muajshe shtatzënë, ishte në mesin e 24 viktimave nga një seri sulmesh ajrore të kryera gjatë natës. 

"Ajo ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra në spital. Pasi ajo vdiq, mjekët bënë një ekografi për të kontrolluar gjendjen e foshnjës dhe zbuluan se zemra po rrihte para se të thërrisnin kirurgët. Ky i fundit bëri menjëherë një operacion dhe shpëtoi foshnjën,"- tha për AFP Dr. Raed al-Saudi, kreu i departamentit gjinekologjik-obstetrikë të al-Awda.

Babai i të porsalindurit, i cili gjithashtu mbeti i plagosur gjatë bombardimeve u dërgua në të njëjtin spital.

Ushtria izraelite tha në një deklaratë sot se kishte "vrarë një numër terroristësh në disa përleshje" në Rripin e Gazës, ndërsa kryeministri Benjamin Netanyahu tha në fillim të kësaj jave se vendi i tij duhet "të rrisë më tej presionin ushtarak ndaj Hamasit"./ZËRI

Poll

MOS HUMB