Bota

Në gadishmëri për vdekjen e Mbretit Charles III, çfarë është operacioni i ‘Menai Bridge’ dhe si do të zbatohet

Operacioni ‘Menai Bridge’ e mori këtë emër nga ura e parë të varur prej hekuri në botë, në Uells, vend të cilit Monarku aktual i ka shërbyer për vite me radhë.

F.m
Në gadishmëri për vdekjen e Mbretit Charles III,
Mbreti Charles III

BRITANI E MADHE- Operacioni i koduar si ‘Menai Bridge’ (Ura Menai) do të vihet në zbatim në momentin që Mbreti Charles III do të ndërrojë jetë. ‘The Independent’ shkruan se organizimi për këtë protokoll është bërë nga familja që në momentin që Mbreti Charles III u shtrua në spital dhe u diagnostikua me kancer, në mënyrë që të ishin të përgatitur në rast se ai do të ndërronte jetë.

Operacioni ‘Menai Bridge’ e mori këtë emër nga ura e parë të varur prej hekuri në botë, në Uells, vend të cilit Monarku aktual i ka shërbyer për vite me radhë.

Sipas protokollit, familja mbretërore do të bëjë njoftimin për vdekjen e mbretit, përmes një sërë telefonatash, duke informuar Kryeministrin, Sekretarin e kabinetit, ministra e zyrtarë të lartë të qeverisë.

Më pas, informacioni do të transmetohet në vendet e Komonuelthit e më pas në shtyp.

Kurorëzimi i pasardhësit Charlesit të III, Princit Ëilliam, sipas planit, do të realizohet disa muaj pas vdekjes së babait të tij, ndërsa gruaja e tij, Kate Middleton do të bëhet bashkëshortja e mbretit.

Gjitçka do të vijojë sipas protokoliit, me mbajtjen e një fjalimi nga ana e Ëilliam, i cili më pas do të fillojë dhe takimet me zyrtarët e qeverisë.

Poll

MOS HUMB