
ITALI – Një krim horror ka tronditur Italinë gjatë ditës së sotme. Giovanni Barreca vrau gruan e tij Antonella Salamone dhe dy fëmijët. Ai ia dogji trupin gruas pas torturës, ndaj kufoma e bashkëshortes së tij nuk u gjet.
Ngjarja horror ndodhi në orët e para të mëngjesit. Antonella Salamone u vra në një mënyrë barbare, teksa vetëm disa pjesë të trupit të saj janë gjetur. Pas vrasjes, trupi i gruas është djegur dhe më pas varrosur. Babai vrau djemtë, 16 dhe 5 vjeç me zinxhirë. Ai vrau fillimisht më të voglin dhe më pas edhe më të madhin. Zinxhiri u gjet pranë trupit të Kevinit dhe gjithashtu dyshohet se ishte përdorur për të mbytur Emanuelin.
Skena e përgjakshme
Karabinierët janë në vendgjarje, duke dëgjuar dëshmitarët e mundshëm, si duke kryer të gjitha hetimet. Policia ka gjetur në vendngjarje, trupa të vdekur, mbuluar me gjak.
Vrasësi ishte fanatik fetar?
Giovanni Barreca, 54-vjeçari që shfarosi familjen, thuhet se është fanatik fetar. Më tej, sipas disa raportimeve, në krimin e trefishtë janë përfshirë edhe disa persona të tjerë.
Shpëton vajza 17-vjeçare e familjes
Vajza 17-vjeçare, e cila me sa duket ishte dëshmitare e ngjarjeve, ka arritur të shpëtohet e gjallë.
Vrasësi: Ka demonë në shtëpi
Sipas gjetjeve të para të bazuara në historinë e 17-vjeçares që i mbijetoi masakrës së familjes së saj, Barreca u zgjua gjatë natës, duke thënë se kishte perceptuar pranitë demoniake në shtëpi. Vajza, e vetmja e mbijetuar, u ngrit nga krevati e turbulluar dhe pa kufomat e vëllezërve të saj. Krimi ka tronditur opinionin publik italian./ZËRI/