Bota

Pse u zgjodh RMV për atentatin ndaj Kurtit? Gazetari jep detaje

I pyetur për deklaratën e Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë së Veriut, që mohoi zërat se në Shkup ka patur tentativë për atentat ndaj Kurtit, gazetari Musliu tha se autoritetet atje kanë patur dijeni për planin, pasi për këtë arsye zgjeruan perimetrin e sigurisë në Shkup gjatë vizitës së Kurtit.

F.m
Pse u zgjodh RMV për atentatin ndaj Kurtit? Gazetari jep detaje
Albin Kurti

KOSOVË- Gazetari i RTK-së, Jeton Musliu ka deklaruar se plani për ekzekutimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, është hartuar nga shërbime të ekstremit të djathë serbe-maqedonas. Në një lidhje për RTSH24, Musliu tha se ka dy arsye se përse, u zgjodh Maqedonia e Veriut për të kryer këtë atentat. Siopas tij, fakti që Maqedonia e Veriut është etnik i Kosovës dhe një prej fqinjëve e më të mirë krahas Shqipërisë dhe Malit të Zi që atje është kryeministër një shqiptar, jnë dya arsyet që do bënin që kjo ngjarje të kishte një efekt shumë dimensional. I pyetur për deklaratën e Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë së Veriut, që mohoi zërat se në Shkup ka patur tentativë për atentat ndaj Kurtit, gazetari Musliu tha se autoritetet atje kanë patur dijeni për planin, pasi për këtë arsye zgjeruan perimetrin e sigurisë në Shkup gjatë vizitës së Kurtit.

“Ky plan ishte hartuar nga disa shërbime të ekstremit të djathë serbe-maqedonase, të lidhura edhe me ato të Federatës ruse, por sigurisht në kontroll të Serbisë. Ky plan nuk mund të zbatohej prej ndërhyrjes së institucioneve të Kosovës të sigurisë që mbrëmë, në bashkëpunim edhe me ato të Maqedonisë së Veriut, kanë vendosur kontrollin. Nuk kemi të bëjmë me një plan të ekzekutuar, pro me parandalim të ekzekutimit të planit. Sipas burimeve të RTK-së, u zgjodh Maqedonia e Veriut sepse është etnik i Kosovës dhe një prej fqinjëve e më të mirë krahas Shqipërisë dhe Malit të Zi dhe arsyeja tjetër është fakti që atje është kryeministër një shqiptar dhe kjo do arrinte të kishte një efekt shumë dimensional në rast se do të arrihej të ekzekutohej një plan i tillë. Në rast e se i referohemi Ministrisë së Maqedonisë së Veriut mund të vërejmë se ata kanë qenë të informuar me këtë sepse deklarojnë në njoftim për vizitën e Kurtit se pjesë të posaçme të qytetit ët Shkupit do sigurohen, edhe një perimetër shumë i gjerë i Shkupit që është e pazakontë për vizitën enjë kryeministri rajonal bllokimi  gjysmës së qytetit,”- u shpreh ai.

Ngjarja u raportua nga RTK një ditë më parë. Sipas mediave të Kosovës, është Serbia vendi që qëndron pas pl;anit për vrasjen e kryeministrit Kurti. Të njëjtën gjë tha dhe vetë Kurti kur u shpreh se rrënjët e individëve që kërcënojnë i kanë në Beograd.

Poll

MOS HUMB