Bota

Ndalohet kamioni me dinarë në kufi, zv kryeministri Bislimi: Serbia do që të destabilizojë Kosovën

Zv kryeministri i Kosovës besnik Bislimi tha se Serbia ka synim të krijojë destabilitet në Kosovë.

D.XH
Ndalohet kamioni me dinarë në kufi, zv kryeministri Bislimi: Serbia do
Besnik Bislimi

PRISHTINË - Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi ka reaguar, pasi Banka Qendrore e Serbisë ka dërguar një kamion me para në kufi, me qëllim që të futen në Kosovë. Bislimi, me anë të një shkrimi ka deklaruar se rregullorja e BQK-së parashikon saktë se kush mund të dërgojë para në Kosovë, ndërsa ka akuzuar Serbinë se nxit tensionet. Bislimi, me anë të një postimi në Facebook, tha se personat që transportonin dinarin serb janë prezantuar me të dhënat e një kompanie që nuk ekziston dhe se paratë po dërgoheshin në një entitet që po ashtu ishte ineksistent në Kosovë.

“Si pёrgjigje ndaj kёsaj, sot Banka ekuivalente e Serbisё (njё ditё para mbledhjes sё thirrur tё Kёshillit tё Sigurimit), ka dёrguar njё kamion me para (plot 117.000.000 dinarё) nё kufi, nё pёrcjellje tё individёve qё prezantohen me kredenciale tё njё kompanie inekzistente, me pretendimin qё paratё duan t’i dёrgojnё tek njё entitet poashtu inekzistent nё Kosovё dhe pёr interes tё pёrfituesve, emrat e tё cilёve as i dijnё e as nuk i kanё. Paramendojeni njё paralele ku para inspektorit doganor, shfaqet njё kamion me mallra tё konsumit tё pёrditshёm, nga individё qё prezantohen nё emër tё kompanive inekzistuese, dhe pretendojnё qё mallin janё duke e dёrguar tek njё kompani, e cila poashtu nuk figuron askund nё regjistrat zyrtarё tё shtetit”, shkruan Bislimi.

Duke nisur nga 1 shkurti 2024, në Kosovë ka hyrë në fuqi rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila parasheh që euro të jetë monedha e vetme e pagesave në Republikën e Kosovës, duke ndaluar përdorimin e dinarit serb./ZËRI/

Poll

MOS HUMB