Bota

VIDEO/ Joe Biden s'u ndahet gafave, harron emrin e Hamasit gjatë konferencës

Në kët moment, Biden-it i vjen në ndihmë një nga bashkëpunëtorët e tij në Shtëpinë e Bardhë dhe i kujton se bëhet fjalë për Hamsin.

E.K
VIDEO/ Joe Biden s'u ndahet gafave, harron emrin e Hamasit gjatë
Joe Biden

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është vënë sërish në ‘shënjestrën” e mediave pasi harroi…emrin e Hamasit gjatë një konference për mediat ku po fliste për luftën Izrael-Hamas. Në videon, e cila qarkulloi me shpejtësi në rrjetet sociale, Biden nuk është i aftë të përfundojë fjalinë deri në fund pasi nuk kujton emrin e grupit të armatosur palestinez.

“Ka një lëvizje, dhe unë nuk dua, nuk dua, dua të shikoj fjalët e mia… Ka një lëvizje, ka… Një përgjigje nga… Ka një përgjigje… nga… kundërshtarët, por…”, shprehet Biden.

Në kët moment, Biden-it i vjen në ndihmë një nga bashkëpunëtorët e tij në Shtëpinë e Bardhë dhe i kujton se bëhet fjalë për Hamsin.

“Po, nga Hamasi, më falni…”, tha më pas Biden./ZËRI

Poll

MOS HUMB