
SHBA – Sot do të mblidhet Këshilli i Sigurimit dhe do të diskutohet për Kosovën.
Kjo kja ardhur, pas kërkesës të bërë nga Serbia dhe që është përkrahur nga Rusia, e ku pritet të diskutohet për ngjarjet e fundit në Kosovë. Temë e nxehtë pritet të jetë ajo për ndalimin e dinarit në territorin e Republikës së Kosovës.
Serbia, në një letër, dërguar më datë 5 shkurt, presidentit të Këshillit të Sigurimit, ka kërkuar një takim urgjent, për të diskutuar për situatën në Kosovë. Beogradi pretendoi se aktet e njëanshme të Kosovës, përfaqësojnë një shkelje të hapur të Rezolutës të Këshillit të Sigurimit 1244 të vitit 1999.
Në takimin e mbajtur sot, shefja e UNMIK-ut në Kosovë, Caroline Ziadeh pritet që të paraqesë një përmbledhje për zhvillimet në Kosovë. Në një deklaratë për mediat më datë 6 shkurt, Ziadeh bëri thirrje që Prishtina dhe Beogradi të zgjidhin çështjet ‘e ngrira’. Ndër të tjera, u kërkua zgjidhje adekuate për komunitetin serb në Kosovë.
Kujtojmë se Banka Qendrore e Kosovës vendosi si monedhë të vetme për shkëmbim në Kosovë euron, duke përjashtuar kështu përdorimin e dinarit. Vendimi shkaktoi reagim të Serbisë, pasi serbët në Kosovë ende e përdorin dinarin./ZËRI/