Bota

E rëndë në Itali, burri vret gruan dhe i bën rezistencë policisë. I jep fund edhe jetës

Viktimat ishin prinder të 3 fëmijëve

E.K
E rëndë në Itali, burri vret gruan dhe i bën rezistencë
Policia dhe burri ne dritaren e baneses

ITALI- Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur në Napoli, ku një burrë qëlloi me thikë për vdekje gruan e tij dhe më pas vrau edhe veten. Pas vrasjes së gruas, ai bëri rezistencë ndaj polivisë, e madje qëlloi kundër tyre, ndërsa nuk pranoi që të dorëzohej duke vrarë dhe veten.  

Ngjarja ndodhi në një bllok apartamentesh në via Raffaele Testa, në lagjen San Giovanni a Teduçio. Gruaja me plagë në fyt u gjet e pajetë nga policia që bastisi banesën. Pranë saj ishte trupi i të shoqit, i cili mund të ketë vrarë veten duke gëlltitur ndonjë substance, thonë paraprakisht hetuesit.

Shkaqet e krimit të rëndë ende nuk dihen, ndërkohë që sipas dëshmive të para, burri ishte duke kaluar një situatë të vështirë për shkak se kishte humbur vendin e punës. Tre fëmijët e çiftit nuk ndodheshin në banesë në momentin e krimit. Dy prej tyre ishin në shkollë dhe i treti në udhëtim.

Familja nuk kishte të ardhura fikse, për shkak se burri e kishte ndërprerë punën si roje.

Ngjarja dramatike që ndodhi në lagjen periferike dhe shumë të njohur të Napolit u përjetua nga banorët e zonës, të cilët filmuan në një moment dhe burrin që kishte dalë në ballkon, ndërkohë që policia kishte rrethuar të gjithë zonën.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB