
BERLIN- “Të pabalancuar”, kështu e ka cilësuar kreu i Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestag, Michael Roth reagimin e mbrëmshëm të ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier. Në një reagim të bërë në rrjetet sociale, Roth tha se ai është i shqetësuar lidhur me veprimet e Ministrsisë së Brendshme për konfiskimin e një automjeti që barte pagesa në dinarë për serbët e Kosovës.
Another example for unbalanced U. S. (or EU) statements about Kosovo.
— Michael Roth - official ???????????????????????? (@MiRo_SPD) February 4, 2024
I miss such clear messages regarding Serbian aggressions (Bajnska terror attack, kidnapping or blackmailing) in the region, dear @USAmbKosovo! https://t.co/rHsjdfz0zP
"S’po shoh mesazhe kaq të qarta në lidhje me agresionet serbe (sulm terrorist në Bajnska, rrëmbim apo shantazh) në rajon, i dashur ambasador ShBA-së në Kosovës,”- ka shkruar ai në “X”.
Në të njëjtën linjë reagimi ka qenë edhe kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Britanik, Alicia Kearns, e cila gjithashtu reagoi në "X". Edhe sipas saj, Uashingtoni nuk ka reaguar me të njëjtën ashpërsi as për sulmin në Banjskë.
Rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) – e cila përcakton që vetëm euroja të përdoret si valutë për pagesa me para të gatshme (duke përjashtuar dinarin serb) - hyri në fuqi më 1 shkurt, pavarësisht thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar për shtyrjen e zbatimit të saj. Kryetari i Listës Serbe thotë se largimi i dinarit nga sistemi i pagesave nënkupton vënien e serbëve në një “pozitë të padurueshme” dhe se është një “prelud i eksodit total të popullit serb” në territorin e Kosovës. Ai e cilësoi vendimin si “lëvizje përgatitore” nga Qeveria e kryeministrit Albin Kurti./ZËRI