Bota

Dalja e parë e mbretit Charles pas spitalit, shëtitje me bashkëshorten

Javën e kaluar ai iu nënshtrua një operacioni për trajtimin e një prostate të zmadhuar.

k.m.
Dalja e parë e mbretit Charles pas spitalit, shëtitje me
Mbreti Charles III dhe Camilla

BRITANI E MADHE- Mbreti Charles III shkoi në kishë, duke shënuar daljen e tij të parë publike pas operacionit. Monarku përshëndeti kamerat ndërsa po shkonte në meshën e së dielës me gruan e tij, Mbretëreshën Camilla, në kishën e Shën Marisë Magdalene në Sandringham.

Shiko videon:

Mbreti Charles kaloi tre netë në spitalin privat të Londrës pasi iu nënshtrua një operacioni për trajtimin e një prostatës javën e kaluar. Vihet re se në të njëjtin spital edhe princesha e Uellsit, Kate Middleton i është nënshtruar një operacioni abdominal. Ajo kaloi 13 netë atje pas operacionit dhe megjithëse natyra e saktë e operacionit nuk është zbuluar, besohet se do të ketë nevojë për disa muaj pushim për t'u shëruar./ZËRI

Poll

MOS HUMB