Bota

HISTORIKE! Pacienti i parë merr vaksinën kundër kancerit

Materiali gjenetik i ARN-së i injektuar imiton shënuesit që gjenden në qelizat e kancerit dhe e ndihmon trupin t'i luftojë ato.

k.m.
HISTORIKE! Pacienti i parë merr vaksinën kundër kancerit
Foto ilustruese

LONDËR- Një 81-vjeçar, i diagnostifikuar me kancer të pashërueshëm të lëkurës u bë personi i parë që mori një dozë eksperimentale të vaksinës së kancerit të zhvilluar nga kompania "Moderna".

"Pjesëmarrja në këtë eksperiment më jep ndjesinë e kontributit për diçka që mund të ndihmojë shumë njerëz,"-tha ai.

Materiali gjenetik i ARN-së i injektuar imiton shënuesit që gjenden në qelizat e kancerit dhe e ndihmon trupin t'i luftojë ato. Ky sistem funksionon në mënyrë të ngjashme si kundër një pandemie.

Dr. David Pinato dhe ekipi i tij në "Imperial College NHS Trust" në Londër po testojnë nëse vaksina është e sigurt duke nisur një fazë prove 3-vjeçare. Pinato shpreson të jetë në gjendje të trajtojë fillimisht kancerin e lëkurës dhe mushkërive, dhe më pas tumoret e tjera të ngurta si kanceri i zorrëve ose i gjirit.

"Hulumtimi është në fazat e hershme, por na afron me terapitë që janë potencialisht më pak toksike dhe më të sakta,"-tha Pinato.

Doktor Kyle Hollen nga kompania “Moderna” shprehet se studiuesit janë të emocionuar për rezultatet, të cilat mund të jenë revolucionare.

Prova do të zgjasë tre vjet dhe do të rekrutojë pacientë në mbarë botën./ZËRI

Poll

MOS HUMB