
BRITANI E MADHE- Një ngjarje e rëndë është shënuar në Essex të Britanisë. Reperi Drill Ashley Warren, i cili quhet Wyless Man, është arrestuar pasi qentë sulmuan për vdekje vjehrrën e tij 68-vjeçaren Esther Martin.
The Sun raporton se ngjarja ka ndodhur vetëm pak ditë pasi në fuqi hyri ligji për ndalimin e qenve në ambientet publike, ndërsa qentë kanë qenë në pronësi të reperit Ashley Warren, i njohur ndryshe si “Wyless Man”.

Gruaja ka mbetur e plagosur rëndë pas sulmit të qenve, por edhe pse iu nënshtrua ndërhyrjeve kirurgjikale, nuk ka mundur që t’u bëjë ballë plagëve, duke ndërruar jetë. Reperi ndodhet në paraburgim dhe policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit./ZËRI