Bota

5-vjeçarja izraelite rikthehet në kopsht pas lirimit nga Hamasi

5-vjeçarja u prit ngrohtësisht edhe nga shoqet, ku njëra prej tyre dëgjohet duke i thënë “më ke munguar”. 

f.t
5-vjeçarja izraelite rikthehet në kopsht pas lirimit nga Hamasi
pamje nga ngjarja

IZRAEL- Një 5-vjeçare izraelite, Emilia Aloni, e cila pas shtatë javësh robërie në Gaza është rikthyer në kopshtin e saj ku i është bërë një pritje e ngrohtë. Vogëlushja së bashku me nënën e saj, u lirua më 24 nëntor.

Në pamjet e publikuara Emilia, e shoqëruar nga gjyshi i saj, u rikthye në kopsht dhe u prit me përqafime nga edukatorja. 5-vjeçarja u prit ngrohtësisht edhe nga shoqet, ku njëra prej tyre dëgjohet duke i thënë “më ke munguar”. 

“Nuk të kam parë prej kohësh”, shtoi vajza, ndërsa shoku i saj tha se e kishte parë në televizion.

Në armëpushimin e zhvilluar, Hamasi liroi 110 pengje, ndërsa nga ana tjetër Izraeli liroi nga burgu 240 palestinezë, të gjithë gra, fëmijë dhe të mitur./ZËRI

Poll

MOS HUMB