SHBA- Një ngjarje e rëndë tronditi SHBA-në, ku një 13-vjeçar ka vrarë nënën e tij me thikë dhe më pas ka bërë selfie. Pamjet e siguruara nga një kamera e vendosur në dhomën e saj të gjumit janë rrëqethëse. Hetimi tronditës i publikuar nga mediat amerikane përfshin pamjet e regjistruara nga monitori i bebeve në dhomën e Irina Gasia mbrëmjen e 12 tetorit.
Në një nga fotot, të regjistruara në orën 22:23 të asaj nate, Garcia shfaqet në shtratin e saj me vajzën e saj të porsalindur në krahë. Vetëm 40 minuta më vonë, në orën 23:00, dritat fiken. Në kamera shihet djali, i cili qëndron pranë nënës së tij, dhe gjysmë orë më vonë telefonoi 911 për të rrëfyer krimin e tij. Pas krimit, 13 vjeçari i ka dërguar një selfie shokut të tij, ku gjithashtu shihen duart e gjakosura.

Sipas tij, ai kishte në plan të vriste veten dhe më pas kishte ndërruar mendje dhe kishte vrarë nënën. Adoleshenti dëshmoi se fillimisht kishte për qëllim të vriste veten me një armë që kishte në shtëpi, por në fund vendosi se nuk donte ta bënte. 13-vjeçari u deklarua i pafajshëm për vrasjen e nënës së tij muajin e kaluar dhe do të gjykohet si i rritur. Vlen të theksohet se, pavarësisht krimit të tmerrshëm për të cilin akuzohet, 13-vjeçari ka mbështetjen e shumë familjarëve, përfshirë edhe babain e tij, i cili duke folur para kamerave ka kërkuar që të birit t’i jepet “një shans i dytë”. /ZËRI