Bota

Përplasje të forta në Itali për pagën minimale, Conte gris projektligjin në Kuvend

Parlamenti italian rrëzoi nismën e opozitës për të rishikuar pagën minimale në Itali

E.K
Përplasje të forta në Itali për pagën minimale, Conte
Conte gris projektligjin ne Kuvend

ITALI- Përplasje mes forcave politike në Itali, për pagën minimale. Kjo pasi një nismë e ndërmarrë nga opozita për rritjen e pagës minimale, është rrëzuar në parlamentin italian, dhe kjo ka sjellë irritimin e deputetëve të opozitës, ku Giuseppe Conte ka grisur projektligjin në sy të kolegëve të tij.

Sekretarja e Partisë Demokratike, Elly Schlein, ka ndjekur shembullin e Contes, duke u tërhequr dhe ajo nga projektligji për rishikimin e pagës minimale. Conte u shpreh se qeveria e drejtuar nga Meloni, më në fund ka hequr maskën, dhe ka treguar fytyrën e saj të vërtetë, duke iu kthyer shpinën më shumë se 3.6 milionë punëtorëve.

“Shumica u ka kthyer shpinën 3.6 milionë punëtorëve, të cilët deklaruan se u vinte turp për gjendjen në të cilën ndodhen me çeqe të urisë”, u shpreh Conte.

Ndërkohë nuk ka munguar as një reagim i vetë Melonit, e cila është shprehur se kundërshtarët kanë pasur 10 vite kohë kur ishin në qeveri, që të bënin diçka për pagën minimale.

“Në këto 10 vite që kanë qenë në qeveri, pse nuk iu ka shkuar në mendje që të bëjnë diçka për pagën minimale?”, tha Meloni, ndërkohë që sulmoi edhe sindikatat që sipas saj nuk janë koherente. Meloni u shpreh se ndërsa kërkojnë pagë minimale, që nis nga 9 euro ora, vetë sindikatat pranojnë që të lidhin kontrata për më pak se 5 euro ora.  

/Zëri 

Poll

MOS HUMB