
IZRAEL- Ushtria izraelite ashtu si dhe ka raportuar po shqyrton “përmbytjen me ujë deti” të tuneleve të Hamasit për t’i shkatërruar ato dhe për të vrarë çdo luftëtar brenda. Izraeli ka ndërtuar pompa uji të lidhura në det pranë kampit të refugjatëve Al-Sati për të përmbytur potencialisht rrjetin e tuneleve të Hamasit nën Rripin e Gazës.
Ushtria izraelite ka përfunduar instalimin e të paktën pesë pompave rreth një milje në veri të kampit të refugjatëve që mund të dërgojnë mijëra metra kub ujë në orë, duke përmbytur tunelet brenda javësh.
מציפים את המנהרות!
— הגורו (@daardos) December 5, 2023
מחבל ראשון חוסל כשנמלט מהמים
עוד סירטון בציוץ הבא pic.twitter.com/Bk3BPjLDY2
Plani ngre pyetje në lidhje me efektivitetin e tij dhe ndikimin e mundshëm mjedisor. Përpjekjet e ngjashme me të Egjiptit në vitin 2015, kanë ngritur shqetësime për ndotjen e ujit, dëmtimin e infrastrukturës dhe rreziqet shëndetësore./ZËRI