Bota

Befason Trump: Do të jem diktator për 24 orë kur të rizgjidhem

Deklaeatat e Trump janë parë si një përpjekje nga ana e ish-presidentit për të krijuar përshtypje.

f.t
Befason Trump: Do të jem diktator për 24 orë kur të
Donald Trump

SHBA- Ish-presidenti i SHBA-së Donald Trump, një prej kandidatëve në zgjedhjet presidenciale amerikane 2024 ka folur në lidhje me rikthimin e tij në Shtëpinë e Bardhë. Ish-presidenti amerikan u pyet nëse do të “hakmerret” ndaj kundërshtarëve të tij politikë nëse do të rizgjidhej.

“Nëse rizgjidhem, do të jem diktator vetëm ditën e parë të mandatit tim”-tha Trump, duke theksuar dy çështje specifike.

Ish-presidenti do të përdorte kompetencat e tij presidenciale për të mbyllur kufirin jugor me Meksikën dhe për të zgjeruar shpimet e naftës.

Gjithsesi mediat e huaja shkruajnë se deklaratat e Trump mund të kenë qenë një përpjekje nga ana e ish-presidentit për të krijuar përshtypje, duke iu përgjigjur një sërë publikimeve të muajve të fundit që fokusoheshin në mundësinë që një mandat i dytë të ishte më autoritar dhe më agresiv ndaj institucionet.

Ndërkohë Trump është përpjekur të ndryshojë situatën ndaj Bidenit duke argumentuar në një fjalim të së shtunës në Iowa se presidenti është "shkatërruesi i vërtetë i demokracisë amerikane" ndërsa ai përsëriti pretendimin e tij të gjatë dhe krejtësisht të pabazë se katër paditë penale kundër tij tregojnë Biden, i cili keqpërdor sistemin federal të drejtësisë për të dëmtuar rivalin e tij kryesor politik./ZËRI

Poll

MOS HUMB