
SERBI- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka zbuluar në rrjet se kush tjetër nga të famshmit ka pasaportë serbe. Vuçiç ka postuar një video në Tiktok me përshkrimin “Kur Lordi Voldemort bëhet serb!”.
@jasamaleksandar Ono kad lord Voldemor postane Srbin! #ralphfiennes #jasamaleksandar #harrypotter #serbia #serbianpassport ♬ original sound - Ja sam Aleksandar
Lord Voldemort emri i vërtetë i të cilit është Tom Lomen Valedro është armiku kryesor i Harry Potter, një vrasës gjakftohtë. Aktori dhe regjisori britanik, Ralph Fiennes, i cili portretizoi Lord Voldemort në serialin Harry Potter shihet teksa iu dha një pasaportë serbe për "promovimin" e vendit ballkanik.

Aktori aktualisht ndodhet në Beograd për të xhiruar një film rreth balerinit legjendar Rudolph Nureyev, pasi filmoi në Serbi në vitin 2010 filmin e tij debutues si regjisor "Coriolanus" një përshtatje e dramës së Shekspirit./ZËRI