
INDI- Momenti dramatik i shpëtimit të një foshnjeje shtatë muajshe pasi ajo ra nga kati i katërt i një apartamenti në Chennai dhe mbeti i mbërthyer në çati është bërë virale. Në pamjet virale në rrjet foshnja shihet në katin e dytë të kompleksit të apartamenteve në Thirumullaivoyal pranë Avadit ndërsa banorët mblidhen për ta shpëtuar, raportojnë mediat e huaja.
Banorët shihen duke mbajtur një çarçaf për të parandaluar rrëzimin e foshnjës, teksa një burrë ngjitet në ballkonin e katit të parë nga dritarja. Ndërsa përpjekja e shpëtimit është duke u zhvilluar, foshnja mund të shihet duke rrëshqitur më afër skajit të çatisë. Më pas një burrë tjetër ngjitet në parmakët e ballkonit dhe tenton të kapë fëmijën ndërsa banorët dëgjohen duke bërtitur. Burri qëndron në këmbë, shtrin krahun, kap foshnjën dhe ua kalon njerëzve brenda banesës.
Sipas raportimeve, fëmija ka pësuar lëndime të lehta në krah dhe këmbë dhe është dërguar me urgjencë në spital./ZËRI