Bota

Momentet- 'Show off' i liderëve globalë gjatë tensioneve të luftës

Në një situatë lufte, por dhe me incidente në jetën personale të liderëve.

F.I
Momentet- 'Show off' i liderëve globalë gjatë
liderët

TIRANË-Teksa bota ndodhet mes tensioneve të luftës dhe konflikteve në Lindjen e Mesme, ‘sytë’ kthehen nga takimet e liderëve botërorë dhe vendimet mes palëve. Por teksa presim për vendimarrje të rëndësishme për stabilitetin global, mes rakeve e sulmeve, liderët kanë treguar një anë tjetër qëndrimi në tryezat e rëndësishme. Së fundmi ngurtësia dhe serioziteti në këto takime e bisedime, janë dominuar nga ‘show’, incidente, thashetheme, pavendosmëri, afrimitete…çdo gjë, përveç asaj që dikur njihej si diplomaci!

Takimet ndërkombëtare ndjekin një protokoll të rreptë, nga mënyra e pritjes, veshja formale, gjuha trupore….por si kanë ndryshuar në ditët e sotme këto tre pika kyçe?

Etika e veshjes në takimet e liderëve botërorë është një aspekt shumë i rëndësishëm i diplomacisë dhe komunikimit ndërkombëtar. Veshja nuk është thjesht çështje mode apo shije personale, por përçon mesazhe të fuqishme për respektin, seriozitetin, kulturën dhe qëllimet politike të përfaqësuesit.

Kostumi serioz, zëvendësohet me bluzë të thjeshtë dhe çizme….

Në katër vite luftë tashmë mes Rusisë dhe UKrainës, presidenti Volodymyr Zelenskyy, nuk është ndalur duke zhvilluar takime cep e më cep me figura të larta të vendeve të botës, sa për ndihma ushtarake e financiare, sa për një armëpushim. Por përveç bisedimeve të niveleve të larta, veshja e tij nuk ka kaluar pa tërhequr vëmendje.

Presidenti ukrains nuk ka veshur një kostum serioz, atë që pritet të shihet në takime. Në udhëtimet e tij të shumta ndërkombëtare në përpjekje për të siguruar mbështetje ushtarake dhe financiare për vendin e tij, presidenti ukrainas ka zgjedhur të heqë dorë nga veshjet tipike të një kreu shteti. Për ukrainasit, kjo është një shfaqje solidariteti, e cila e përcjell luftën e tyre në pjesën tjetër të botës.

Në vend të një kostumi dhe këpucëve, Zelensky ka zgjedhur bluza të thjeshta, shpesh të zeza ose të gjelbra, që mbajnë simbolin ukrainas, si dhe çizme. Garderoba e tij ka qenë e njëjtë edhe gjatë bisedimeve me liderët botërorë apo kur ai është bashkuar me bashkatdhetarët e tij për të kënduar himnin kombëtar. Ashtu si të gjitha zgjedhjet e tij si lider, vendimet e Zelenskyt se çfarë të veshë janë të qëllimshme. Që nga shpërthimi i luftës, stili i tij ka përjetuar një ndryshim të dukshëm.

Momentet- 'Show off' i liderëve globalë gjatë

Momentet- 'Show off' i liderëve globalë gjatë

Momentet- 'Show off' i liderëve globalë gjatë

Momentet- 'Show off' i liderëve globalë gjatë

Por veshja tipike e Zelenskyt nuk është aspak uniforme. Ai nuk vesh saktësisht të njëjtën veshje si ushtarët ukrainas që luftojnë dhe nuk është i stolisur me medaljet e arritjeve të tij në betejë.

Momentet- 'Show off' i liderëve globalë gjatë

Mënyra e pritjes- Impakti i parë i një takimi mes liderësh është një shtrëngim duarsh dhe trupi drejt, me një pamje serioze…por sot mund të shohim çdo gjë përveç një qëndrimi të ngurtë!

Përqafime, batuta, trëndafila, buzëqeshje, ulje në gjunjë…kjo është skena e përballjeve të liderëve

Pritjet ndaj kryeministres të Italisë, Giorgia Meloni. Meloni u bë kryefjala botërore duke u bërë kryeministrja e parë femër në Itali, dhe duke qenë e tillë pritjet nga liderët e botës në takimet zyrtare janë miqësore, madje në disa raste i ka thyer udhëheqësit në personazhe të një ‘show’.

Vetë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë pritjes së liderëve të Bashkimit Evropian gjatë Samitit të Komunitetit Politik, e ka pritur duke u ulur në gjunjë kryeministren italiane, Georgia Meloni. Dyshja në çdo takim janë përshëndetur ngrohtësisht me përqafime e puthje, miqësi e cila ka dominuar në takimet zyrtare.

Momentet- 'Show off' i liderëve globalë gjatë

Por Rama nuk është i vetmi që e pret ngrohtësisht Melonin. Në Kiev, kryeministrja e Italisë u prit me lule të bardhe dhe në Serbi me trëndafila të kuq, nga presidenti Aleksandër Vuçiç. 

Momentet- 'Show off' i liderëve globalë gjatë

Momentet- 'Show off' i liderëve globalë gjatë

Së fundmi në takimin e G7 aty ku po kërkohet ti jepet zgjidhje krizës iraniane dhe konfliktit mes Izarelit, momentet epike nuk kanë munguar. Liderët nuk kanë arritur dot të fshehin mimikat e fytyrës para kamerave dhe as përballë presidentit Donald Trump, i cili ka rol të rëndësishëm. Meloni përsëri ka marrë vëmendje në dy takime.

Një pritje 'gati tu' para saj, nga kryeministri kanadez, i cili e takoi miqësht duke i thënë se 'do e priste gjithë natën'. Një takim i ngrohtë mes dy palëve dhe të buzëqeshur. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Rasti tjetër- thashethemet në tavolinë në samitin e G7 në Kanada me presidentin francez Emmanuel Macron. Dy liderët janë kapur në kamera teksa po bisedonin në tryezën e rrumbullakët, ku Macron afrohet për t’i pëshpëritur diçka në vesh, ndërsa vendos dorën para gojës për të mos lejuar kamerat që ‘lexojnë’ buzët. Shkëmbimi i bisedës vazhdon ndërkohë që reagimi që bën kryeministrja italiane është bërë viral.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Në një situatë lufte, por dhe me incidente në jetën personale të liderëve. Duke mbetur tek Macron, një nga liderët europianë me rol kyç në marrëdhëniet e vendeve të botës, përveç autoritetit do të përfshihej në një incident me bashkëshorten e tij. Teksa pritej një takim zyrtar në Vietnam, u pa një 'show'. Dyshja po zbrisnin nga avioni në Vietnam, kur bashkëshortja e Macron e qëlloi në fytyrë me shuplakë, i cili mbrohet e më pas përshëndet me dorë mikpritësit e tij poshtë shkallëve të avionit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Jo takime 'kokë më kokë', por telefonata dhe pavendosmëri

Një takim fizik është më serioz dhe më transparent për bisedat mes liderëve botërorëë, por presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti kinez Xi Jinping zgjedhin të komunikojnë dhe diskutojnë në distancë, nëpërmjet telefonit. Një telefonatë e konsideruar si fërkime midis udhëheqësve të G7 në samitin e kësaj jave, ku blloku i kombeve të pasura u përpoq të gjente unitet mbi luftën në Ukrainë, pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shprehu mbështetje për Putinin. 

Momentet- 'Show off' i liderëve globalë gjatë

Të dy udhëheqësit paraqesin një front të bashkuar në kundërshtim me një rend global të udhëhequr nga SHBA-të, të cilin ata e refuzojnë hapur. Shfaqja e tyre e solidaritetit vjen në një kohë kur Donald Trump, presidenti i SHBA-së, zhvillon një luftë tregtare kundër Kinës dhe e shtyn Rusinë drejt bisedimeve të paqes për Ukrainën.

Një figurë kyçe si Donald Trump, udhëheqës i SHBA u largua nga samiti G7 për t'u marrë me konfliktin Izrael-Iran. Por si një lider, situata e ka vendosur në mëdyshje duke lënë pezull botën. Trump ka lënë një afat dy javor për negociata përpara se të vendosë nëse do të nisë një sulm në Iran.

Qëndrimi i Trump është i paqartë, çka bën që situata të jetë e tensionuar.Takimet diplomatike, vijojnë ndërsa përveç momenteve pikane priten edhe vendimet për marrëveshje dhe armëpushime./ZËRI

Poll

MOS HUMB